Vendosni fjalën kyçe....

Balla nxjerr videon e Bashës: Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme


Sikurse opozita u nxjerr video të deklaratave të mëparshme që bien në kundërshtim me qëndrimet e tanishme, të njëjtën gjë ka bërë edhe Taulant Balla me kreun e opozitës, Lulzim Bashën.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, ka nxjerrë një video të Bashës të kohës kur ai rrinte në çadër dhe propozonte lista të hapura. Ndërkohë që sot nuk e mbështet nismën e opozitës parlamentare dhe të maxhorancës, për listat e hapura.

“Jozefina ka gjithmonë të drejtë: Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora.

Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme.

Sot është kundër listave të hapura, kundër✌️votës së qytetarëve jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin që preferon.”- shkruan Balla.

Kujtojmë se kreu i PD-së Lulzim Basha, ka deklaruar lidhur me nismën e re se nuk është kundër listave të hapura, pasi sipas tij këto mund të realizohen pa ndërhyrje në Kushtëtutë. Sipas Bashës kjo ka vetëm si qëllim të ndalojë koalicionet parazgjedhore, pasi kryeministri Edi Rama ka frikë nga koalicioni opozitar në zgjedhjet e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *