“Qytetarët” janë futur në garë për sulmuesin argjentinas të Interit, të cilin e do edhe Barcelona
Manchester City e ka gjetur pasardhësin e Sergio Agueros.
“Citizens” ia kanë mësyrë sulmuesit të Interi, Lautaro Martinez, të cilin e shohin si zëvendësues ideal të bashkëkombësit të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Sky Sports”.
Gjithashtu, 22 vjeçarin qe një kohë e do edhe Barcelona.
Interi nga ana e tij nuk do ta shiste Lautaron për një shumë më të ulët se 100 milionë euro.
Dëshirë e futbollistit është që të luajë me Lionel Messin në “Camp Nou”.