Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Rama po përpiqet që të prishë rregullat e lojës me ndryshimet kushtetuese, PS-ja nuk ngriti pretendime në Këshillin politik për koalicionet


Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi në një intervistë për edicionin e lajmeve në Syri Tv deklaroi se me ndryshimet kushtetuese mazhoranca po përpiqet të prishë rregullat e lojës.

Bylykbashi tha se PS nuk ka ngritur pretendime për koalicionet gjatë diskutimeve në Këshillin politik.

Teksti i marrëveshjes ka një pikë ku thuhet se nuk pati konsensus për ndryshimin e sistemit. Sistemet nuk modifikohen, përndryshe bastardizohen dhe prodhon deformime të rënda politike. Gjiknuri nuk pati debat për këtë, ishte dakord që të riformuloheshin diskutimet për koalicionet në funksion të marrëveshjes,” tha ai.

Me këto ndryshime jo vetëm do përkeqësohet procesi, por duhet të rishkruajmë edhe njëherë deri në 40 përqind të atyre që kemi pranuar, Rama synon të prishë rregullat e lojës.

Ndërsa lidhur me koalicionet, duke iu referuar komenteve të Ramës, Bylykbashi tha se “modeli i koalicioneve që kemi sot ka 17 vjet traditë, i marrë si model nga italianët. Rama kërkon të bëjë listën e hapur, ku partitë ulen dhe kërkojnë sa u takon nëpër lista. Rama po prish bazamentin e lojës. Propozimi i Ramës pretendon për rajone, por ne në Kushtetutë nuk kemi rajone. Aq më tepër që kjo shkon sipas modelit të PS që ka një ndarje në katër rajone”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *