Vendosni fjalën kyçe....

Meta s’ndryshon qëndrim për ndryshimet kushtetuese e deputetët ilegjitimë


Presidenti Meta ka deklaruar nëpërmjet zëdhënësit të tij se lidhur me ndryshimet kushtetuese e legjitimitetin e Kuvendit nuk ndryshon qëndrim krahasuar me reagimin e djeshëm zyrtar.

Po kështu kreu i shtetit i fton gazetarët që ta pyesin nesër lidhur me çështjet e ndryshme në konferencën javore për mediat.

“Të nderuar kolegë, lidhur me interesimin tuaj për reagimet e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetem reagimit të djeshëm zyrtar. Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë. Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të axhendës.” – shkruan Blushi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *