Vendosni fjalën kyçe....

13 viktima dhe 169 raste të reja lidhur me Covid-19 në Itali gjatë 24 orët e fundit


Autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 169 persona me Covid-19, ndërsa ditën e djeshme ishin 234 raste të reja.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 persona, 4 më shumë se një ditë më parë ku ishin 9. Deri tani numri i të vdekurve në shtetin fqinj ka shkuar 34.967 persona.

Ndërkohë rastet aktive në mbarë Italinë janë 13.157 persona. Lajm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 178 pacientë. Ndërsa të infektuarit me koronavirus që prej nisjes së pandemisë janë 243.230 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *