Vendosni fjalën kyçe....

Makina përmbyset në Peqin, plagosen 5 persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Peqin e për pasojë janë plagosur pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Përparim në rrugën Elbasan-Peqin teksa një makinë është përmbysur në rrugë duke plagosur pesë personat që ndodheshin brenda, tre prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor ndërkohë që dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *