Vendosni fjalën kyçe....

I kalonin me dokumente false drejt SHBA-së dhe Anglisë, Gjykata dënon me 73 vite burg grupin kriminal me 7 persona


Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme dënimin për 7 anëtarët e grupit i cili jepte dokumente identifikimi false për kalimin në mënyrë të paligjshme të personave drejt SHBA-ve dhe Anglisë në këmbim të parave.

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg Gazmend Garupin, Haxhi Ramadanin, dhe Sotiraq Andonin, ndërsa 4 të tjerët, Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Shpëtim Kirit dhe Pëllumb Pali janë dënuar me nga 10 vite burg, raporton News 24.

Në total ky grup është dënuar sot me 73 vite burg teksa disa prej të përfshirëve u liruan më parë nga Gjykata. Bëhet e ditur se të dënuari do të përfitojnë ulje dënimi për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Grupi kriminal u shkatërrua në vitin 2018 si rezultat i finalizimit me sukses të operacionit “Garantuesit”, dhe funksiononte në gjithë Shqipërinë, por me bazë në një laborator në Shkodër ku falsifikoheshin pasaportat dhe vizat apo kartat ID.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *