Vendosni fjalën kyçe....

Vodhi 29 banesa në Gjermani, Gjykata e Posaçme e dënon me 7 vite burg


Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka gjetor fajtor Gentjan Durakun, i akuzuar për vjedhjen e 29 banesave në Gjermani nga viti 2015-2017.

Vepra është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me Ervis Dalipaj dhe Nihat Xhaferaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Offenburgut, Gjermani.

Si rrjedhojë Gentjan Duraku është dënuar me 11 vite burg, 10 për veprën penale ‘vjedhje me pasoja të rënda’ dhe 3 vite për pjesëmarrje në ‘grup të strukturuar kriminal’.

Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal për shkrirjen e vendimeve Duraku është dënuar me 11 vite, ndërsa si përfundim do të bëjë 7 vjet e katër muaj si pasojë e zbritjes së 1/3 së dënimit, në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *