Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria dhe Turqia firmosin marrëveshjen për ndërtimin e 522 banesave në Laç


Mes Shqipërisë dhe Turqisë është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit për projektin e ndërtimit të 522 banesave në Laç.

Turqia premtoi për ndërtimin e mbi 500 banesave pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj i cili thotë se brenda hapësirës ku do ndërtohen këto shtëpi do ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare si edhe parkim nëntokësor.

Gjithashtu do ndërtohet një shkollë 9-vjeçare dhe godina e Bashkisë.

Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç.

Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim.

Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara. Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjecare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij.

Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin”-shkruan Ahmetaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *