Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden pa jetë nënë e bijë në Kombinat, vajza tjetër dërgohet në spital në gjendje të rëndë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Brenda një banesë janë gjetur pa jetë nënë e bijë ndërsa vajza tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia është njoftuar nga shtetasi S.F vëllia i të ndjerës me iniciale Zh.J 56-vjeç.

Sipas policisë dyshohet se viktimat janë vetëflijuar.

Njoftimi i plotë:

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

 Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *