Vendosni fjalën kyçe....

IVMT rikthehet në Shëngjin, pastrojnë bregdetin nga kioskat e paligjshme


Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit rikthehet përsëri në Shëngjin, për të vijuar me shembjen e ndërtimeve pa leje.

Punonjësit e IVMT-së ka nisur punën me shembjen e një lokali me bazament betoni dhe konstrukt druri që kishte ngelur pa u shembur, pasi kishte qenë në proces gjyqësor. Sipas, IVMT-së objekti është pa leje, por pronarja pretendon të kundërtën.

“Kam që në 2005 dhe e kam me leje ndërtimi, ma kanë prishur njëherë, kam fituar gjyqin, e kam pas prapa një kat, ma kanë prishur prap kot, jam me masë sigurie në gjykatë. Nuk kanë një vendim shembjeje, vetëm me fjalë goje. Arsyeja dihet pse më shembet, biznesi i madh, ato biznesmenët e mëdhenjtë, ne të vegjlit nuk mund të hamë, nëse Bashkisë i kam një lekë borxh, kanë të drejtë ta shembin. S’ka asnjë vendim, vetëm në gjykata inshAllah më jep prap të drejtë gjykata. Kam 20-vjet në këtë vend, ndoshta dhe kokrrat e rërës i kam numëruar një e nga jo, jo më për t’i pastruar. Të ishte e paligjshme ikja vetë. Si ka mundësi që mi morën lekët, shteti vetëm për të marrë është? Ça ndihme më dha shteti mua, kërkoj vetëm drejtësi, asgjë tjetër”, ka thënë pronarja për Report TV.

Bizneset janë lajmëruar më herët edhe nga Bashkia e Lezhës që të hiqnin kioskat në mënyrë vullnetare, në të kundër në mungesë të mos respektimit të afateve, do të ndërhyhej me forcë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *