Vendosni fjalën kyçe....

Donin ta vidhnin, ish-mbrojtësi i Liverpulit sulmohet me thikë


Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Andre Wisdom, ka përfunduar në spital pasi është goditur me thikë gjatë një tentative për vjedhje.

Klubi më të cilin luan tani, i Derby County, konfirmoi të hënën se Wisdom ishte grabitur në Toxteth ndërsa vizitonte të afërmit. Në njoftim thuhet se 27-vjeçari po rikuperohet dhe se policia po heton ngjarjen.

“Klubi do të përqëndrojë përpjekjet e tij në mbështetjen e Andre-së dhe familjes së tij”– lexohet në një deklaratë të Derby, citon BBC.

Wisdom iu bashkua Liverpulit në vitin 20012 dhe bëri 14 paraqitje para se të nisej për te Derby në 2017-ën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *