Vendosni fjalën kyçe....

Pas Twitter, Facebook edhe Instagram, tashmë Rama bëhet me kanal personal në You Tube


Pasi ka “pushtuar” komunikimin publik duke përdorur masivisht rrjetet sociale për të përcjellë mesazhe apo deklarata të drejtpërdrejta nga aplikacionet Facebook, Twitter dhe Instagram për të mos përmenduar edhe median tradicionale, tashmë kryeministri do shpërndajë materiale edhe nga kanali personal në You Tube.

Me kanalin personal të gjigandit teknologjik të videove You Tube, Rama synon të përcjellë edhe nga kjo hapësirë e internetit mesazhet e tij.

Ka qenë vetë kryeministri që ka lajmëruar hapjen e kanalit në You Tube ku si video të parë ka shpërndarë lajmërimin për intervistën në emisionin “Rubikon” të Kosovës.

Rama është një ndër liderat politikë i cili përdor më së shumti rrjetet sociale masvisht për të shpërndarë imazhin e tij.

Madje kryeministri ka krijuar në Facebook edhe “televizionin” e tij “ERTV” dritare nga e cila kanë burimin edhe kronika të përdorura gjerësisht edhe nga media tradicionale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *