Vendosni fjalën kyçe....

RTSH thotë se do transmetojë falas Ligën e Kampionëve për 3 vjet rresht


RTSH thotë se ka fituar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve për tri vite duke nisur nga 2021 deri në 2024.

Sipas RTSH-së, nga viti i ardhshëm Liga e Kampionëve do të transmetohet falas në televizionin publik për sportdashësit shqiptarë.

“Transmetuesi Publik plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran, sezonet 2021-2024…
Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojë UEFA Champions League për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Televizioni publik fiton tenderin e të drejtave televizive organizuar nga UEFA dhe tashmë ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar duke filluar nga muaji gusht i vitit të ardhshëm. RTSH konfirmohet edhe një herë tjetër një partner serioz për institucionet të tilla si UEFA apo FIFA që i kanë besuar kompeticionet më të rëndësishme gjatë viteve të fundit. Duhet përmendur fakti që Transmetuesi Publik ka kryer një sakrificë shumë të madhe financiare për të parakaluar në tender operatorët privatë dhe për ti sjellë shqiptarëve kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Kontinent pa asnjë pagesë shtesë…..”– njofton sot RTSH.

Në njoftimin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, thuhet gjithashtu që kjo është arritur pa lëvizur fare taksën e aparatit që mbetet e njëjta me vitin 2011.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *