Vendosni fjalën kyçe....

Vandalizohet statuja e Jul Cezarit në Bruksel, banorët të habitur mbi motivet


Roma u ndërtua nga puna e skllevërve dhe tani personi që qëndron pas kësaj po ‘paguan’ për mëkatet e tij.

Kjo mund të kishte qenë logjika e vandalëve të panjohur që vandalizuan statujën e Jul Cezarit në kryeqytetin e Belgjikës.

Ngjarja që ndodhi gjatë fundjavës i la vendasit në dyshim lidhur me motivet, raporton Brukseli Times.

Vandalët shkruan fjalën ‘krapuul’ (hajdut) në bazën e statujës së Cezarit në Velzeke, Flandrën Lindore. Shtiza që mbante Cezari në njërën dorë u copëtua gjithashtu.

Autoritetet lokale po hetojnë incidentin.

“Ne do të vlerësojmë më saktë të hënën shtrirjen e dëmit dhe riparimet që do të kryhen. Këto do të jenë në kurriz të autorëve,” tha kryetari Jenne De Potter.

Ende është e paqartë nëse ekziston një lidhje midis këtij akti dhe një valë vandalizmi monumentesh të frymëzuar nga lëvizja Black Lives Matter.

Në Belgjikë, ka pasur një rritje të vëmendjes ndaj statujave të mbretit Leopold II. Ai e shpalli veten pronar të vetëm të Shtetit të Lirë të Kongos në fund të viteve 1800, dhe i detyroi vendasit të punonin për të duke ndjerrë përfitime të mëdha.

Vlerësohet se miliona kongolezë vdiqën si rezultat i shfrytëzimeve koloniale të Belgjikës. Në javët e kaluara statujat e mbretit u hoqën në të gjithë vendin, pas monumenteve të tjerë që u rrëzuan në protesta në të gjithë botën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *