Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohen 139 leje drejtimi e gjoba me shumicë në Tiranë, aksion i Policisë Rrugore


Policia Rrugore ka pezulluar 139 leje drejtimi në Tiranë.

Gjatë aksionit janë arrestuar 20 drejtues mjetesh, 5 prej të cilëve në gjendje të dehur ndërsa 15 të tjerë nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi.

Nga lejet e pezulluara, 10 janë hequr për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 89 për shpejtësi mbi normën e lejuar dhe 40 për shkelje të tjera.

Po kështu policia ka gjobitur dhjetëra drejtues mjetesh e motomjetesh.

Njoftimi i policisë

“Shpejtësia dhe alkooli, në fokusin e rrugorëve të kryeqytetit. Krahas masave për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, efektivët e Policisë Rrugore të kryeqytetit kanë vijuar kontrollet parandaluese për shkeljet që janë jo vetëm rrezik i shtuar për aksidentet rrugore, por edhe fenomen shqetësues për mbarëvajtjen e trafikut në tërësi.

Patrullimet dhe kontrollet janë përqëndruar në ato segmente rrugore, si brenda dhe jashtë qytetit, të cilat janë evidentuar me risk të lartë për ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe:

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 20 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 15 të papajisur me leje drejtimi;

Janë pezulluar 139 leje drejtimi, nga të cilat 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 89 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 40 për shkelje të tjera të ndryshme;

Janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor);

Janë proceduar 225 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat;

Janë proceduar 269 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Janë proceduar 246 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *