Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtimi i parkut Arkeologjik të Apolonisë, drejtoresha Dyrmishaj: Akt vandalizmi gjatë karantinës, rasti është në hetim


Drejtoresha e Parkut Arekeologjik të Apolonisë dhe Bylisit, Ornela Dyrmishaj ka reaguar për vandalizmin e parkut gjatë periudhës së karantinës.

Ajo e ka cilësuar një akt vandalizmi, duke shtuar se ngjarja ka ndodhur në muajin prill, ndërsa rasti është referuar në polici, ku çështja është në hetim.

Është dëmtuar një monument dhe ky është vandalizëm. Dy kolona të fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë, fatkeqësisht, dëmtuar dy muaj më parë, gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid 19. Kolonat janë gjetur të thyera në datën 13 prill. Sapo kemi konstatuar dëmtimin, kemi bërë denoncimin në polici, e cila ka ardhur dhe ka marrë gjithë të dhënat.

Njëkohësisht nga ana jonë është bërë dhe gjithë dokumentacioni përkatës, si dhe bëmë ndërhyrjen në monument për ta rikthyer në gjendjen që ishte. E gjithë situata tani është në dorë të forcave të rendit dhe prokurorisë, që po vijojnë hetimet”-tha drejtoresha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *