Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Arsimit rrëzon kërkesat e maturantëve: Nuk ka rivlerësim të testit


Pas protestës së maturantëve, ka reaguar Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi.

Në një deklaratë për mediat, zonja Vrapi tha prerë se nuk do të ketë rivlerësim të testit të maturës shtetërore për gjuhën shqipe, ndërsa rrëzoi edhe kërkesën për mosvlerësim të pyetjeve jashtë programit.

Vrapi këmbëngul se asnjë nga pyetjet e testit nuk është jashtë programit.

“Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi nuk ka gabime, apo pyete që të hiqen nga testi. Pas datës 18 do të bëjmë shpalljen dhe në krah të emrit, do të bëjmë edhe variantin që kanë pasur. Edhe testi edhe skema do të bëhen publike.

Për sistemin e pikëve do të bëhet analiza në fund të daljes së rezultateve për të parë si qëndron shpërndarja nga niveli i vështirësisë. Nuk kam pretendim konkret për pyetjet. Nëse ka mësues që e kanë këtë shqetësim i mirëpres, por në tavolinë profesionistësh”- tha drejtoresha Vrapi.

Maturantët u ngritën sot të protestojnë lidhur me provimin e Gjuhë-Letërsisë, pasi sipas tyre teza nuk kishte qenë e qartë si dhe ka patur shumë pyetje jashtë programit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *