Vendosni fjalën kyçe....

Policët amerikanë përplasin të moshuarin në trotuar duke i rrezikuar jetën (VIDEO)


Dy policë në Buffalo, në New York, janë pezulluar nga puna për shkak të një videoje që është bërë virale në rrjet, ku shihen duke shtyrë përtokë një burrë 75-vjeçar, i cili përplas kokën në trotuar dhe mbetet ashtu i gjakosur përtokë.

Pamjet tregojnë se ndërsa burri i thinjur po mundohej të fliste me oficerët gjatë protestës, njëri nga ata e shtyn me shkop e tjetri me dorë.

I moshuari rrëzohet dhe përplas kokën në trotuar. Dëgjohet një zhurmë dhe më pas shihet që atij po i del gjak. Dikush dëgjohet më pas duke kërkuar një mjek, por oficerët vazhdojnë rrugën duke e lënë të moshuarin të shtrirë përtokë.

Kryetari i Buffalo-s, Byron Brown, tha se burri i paidentifikuar është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë. Të dy policët tani janë nën hetim.

Incidenti ka nxitur mjaft kritika në rrjetet sociale lidhur me brutalitetin e policisë, në protestat e zhvilluara pikërisht kundër dhunës së policëve dhe diskriminimit pas vdekjes së afo-amerikanit George Floyd.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *