Vendosni fjalën kyçe....

Auotoboti me naftë përmbyset në aksin Prrenjas – Qafë Thanë, merr flakë makina që po kalonte aty


Në orën 16:00 të ditës së sotme kur shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.

Makina  tip “Hyundai”, që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në venngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit “Hyundai” informoi policia e Elbasanit.

Zjarrfikësja është nisur për shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.