Vendosni fjalën kyçe....

Protestat – Plagosen me armë 5 policë në SHBA


Pesë policë janë plagosur me armë zjarri në dy incidente në St. Luis e Las Vegas ditën e djeshme. Katër policë u plagosën në St. Luis pas protestave të dhunshme që përfshinë qytetin ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi pranë rajonit të policisë. Protesta nisi paqësore por u kthye në të dhunshme me protestuesit që grabitën dyqane e vandalizuan gjithçka hasën në rrugë.

Ndërkohë një efektiv është plagosur në las Vegas. Ai i qëllua në afërsi të një zone të mbushur me kazino.

Disa media lokale pretenduan se ai mori një plagosje fatale në kokë, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Incidenti tjetër ndodhi jashtë një gjykate federale në qendër të qytetit të Las Vegasit.

Oficerët raportohet se shkëmbyen zjarr me një person që filloi të qëllonte me armë. SHBA-të janë përfshirë nga protesta të dhunshme në mbarë vendin pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *