Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim pas mbledhjes me Këshillin Politik: Takimi pati progres


Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, pas mbledhjes së përbashkët me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore dhe ambasadorët e BE-së Luigi Soreca dhe atij Britanik dha një deklaratë për mediat.

Kim tha se nga mbledhja është bërë një përparim por shtoi se palët duhet të bien dakord që Shqipëria të fitojë.

Ajo shtoi se ambasadorët do bien dakord nesë palët janë në konsensus për propozimet edhe përtej rekomandimeve të ODHIR por theksoi se nëse nuk ka konsensus diksutimet nuk duhet të vazhdojnë përtej këtyre rekomandimeve.

Që të tre ne kemi shpenzuar, një kohë të gjatë bashkë me palët politike.

Por është bërë përparim, kjo ka qënë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve i është kërkuar që Shqipëria të fitojnë. Shqipëria është në një fazë kritike. Kjo është një votë për të ardhmen e Shqipërisë. Sikurse jeni në dijeni, BE ka vendosur një sërë kushtet për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Mes tyre është reforma zgjedhore, e cila është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Qëllimi ynë sot dhe qëllimi ynë nesër, është që Shqipëria të mund të përmbushë të gjitha rekomandimet në mënyrë që të jetë anëtare në BE. Nëse Partitë arrijnë konsensus përtej përmasave. Nëse konsensusi për të cilat ODIHR nuk ka rekomanduar, palët nuk duhet të arrijnë tek këto kërkesa. Sikurse kam thënë, Shtetet e Bashkuara duan që Shqipëria të jetë në BE”-tha ambasadorja Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *