Vendosni fjalën kyçe....

Nisja e vitit të ri shkollor në vend, zv.ministrja tregon për skenarët që do ndiqen


Teksa nga fillimi i sezonit të ri shkollor kanë mbetur edhe dy javë, zv.ministrja e Arsimit ka dhënë disa sqarime lidhur me skenaret që janë studiuar dhe do përdoren nga autoritetet.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me rubrikën ‘Opinion’ në News24, Nina Guga tha se ministria i ka marrë të gjitha masat për nisjen e shkollës.

“Skenari i parë është fillimi i vitit shkollor në shkolla. Në varësi të shkollave dhe numrit të nxënësve ne të kemi mundësi të rifillojmë mësimin në këto mjedise por duke zbatuar me përpikmëri protokollin.

Në skenarin e parë, variantet mund të jenë të specifikuara. Një numër shkollash që e ruajnë distancimin social dhe në këto shkolla do zbatohet mësimi normal me orë të plota 45 minutëshe. Një variant tjetër do jetë për shkollat që kanë numër më të mëdha nxënësish që do kërkohet zbatimi i protokollit, klasat jo më shumë se 20 nxënës dhe kjo do kërkojë dyfishim të numrit të klasave dhe kalimin e shkollës me më shumë se një turn. Do ketë shkolla që do preken dy turne por mund të ketë dhe shkolla me tre turne sepse dhe në kushtet e normalitetit e zbatonin mësimin me dy turne.” – tha numri dy i ministrisë.

Ajo ka treguar edhe se çfarë do ndodhë nëse një nxënës del i infektuar me Covid-19 duke theksuar se për të gjitha rastet do ndiqet protokolli i përcaktuar më herët.

Lidhur me mbajtjen e maskave, Guga tha se nga klasa e parë në të pestën ajo është e rekomandueshme por jo e detyrueshme ndërsa nga klasa e gjashtë e sipër, mbajtja e saj do jetë e detyrueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *