Vendosni fjalën kyçe....

35-vjeçari në Durrës dhunohet dhe mbahet i mbyllur në një dhomë, dy të arrestuar


Dy persona janë arrestuar në Durrës, pas akuzave se kanë goditur me sende të forta një tjetër. Sipas policisë, 33-vjeçari me inicialet T. C. dhe 24-vjeçari me inicialet E.C pasi e kanë dhunuar e kanë mbajtur 35-vjeçarin F. L për disa kohë të mbyllur në një dhomë në banesën e më të riut prej tyre.

“Goditën me sende të forta një 35-vjeçar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 31.05.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës, duke e mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Pas kësaj ngjarjeje, 35-vjeçari F. L. është shtruar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *