Vendosni fjalën kyçe....

111 viktima dhe 416 infektime të reja me koronavirus në Itali


Italia regjistroi në 24 orët e fundit 111 viktima dhe 416 raste pozitive me Covid-19.

Në total numri i viktimave që prej fillimisht të pandemisë ka arritur në 33 340, ndërsa numri i të infektuarve 232 664.

Aktualisht persona aktiv me Covid 19 janë 43 691.

Numri i pacientëve të shëruar deri më sot nga koronavirusi është rritur në  155 633 e në 24 orët e fundit janë 2789 të shëruar më shumë.

Në strukturat spitalore numri i pacientëve me Covid-19  është aktualisht 6680 e në terapi intensive po kurohen 450 pacientë.

Mjaft rajone në jug të vendit regjistrojnë zero raste pozitive në 24 orët e fundit e tampone të kryera deri më sot në të gjithë territorin janë 3 834 621.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *