Vendosni fjalën kyçe....

20 eurodeputetë i kërkojnë Komisionit Europian të dënojë prishjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri


20 eurodeputetë i kërkojnë Komisionit Europian që të shprehet qartësisht lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Ata i bëjnë thirrje KE-së që të dënojë shkatërrimin e një objekti të trashëgimisë kulturore si dhe të nxisë një politikë që respekton trashëgiminë.

Eurodeputetët e kanë cilësuar si akt brutal prishjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit, teksa Shqipëria përballet me pandeminë Covid-19.  

Ata nuk lënë pa theksuar edhe arrestimet e dhunën e ushtruar nga policia gjatë aksionit për prishjen e teatrit.

Ndërsa vërejnë se teatri ishte shpallur si një nga 7 trashëgimitë kulturore më të rrezikuara në Europë nga Europa Nostra.

Reagimi i plotë

Në vëmendje të:

Joseph Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë dhe zv. President i Komisionit, Margaritis Schinas, zv. Presidente e Komisionit, përgjegjëse për “Promovimin e Mënyrës tonë Europiane të jetës”

Mariya Gabriel, Komisionere për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe të Rinjtë

Oliver Varhelyi, Komisioner për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit

Bruksel, E enjte, 28 Maj 2020

Z. Përfaqësues i Lartë,

Z, Zv. President

Zonja dhe Zotërinj Komisionerë,

Në datën 17 Maj, në Shqipëri,u krye një sulm i ashpër ndaj kulturës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në kontekstin e vecantë të pandemisë COVID-19 dhe pasi izolimit po i vinte fundi, autoritetet bashkiake të Tiranës ndërmorën një vendim brutal për shkatërruar, në orët e para të mëngjesit, Teatrin Kombëtar të Tiranës, teksa brenda ishin  shumë artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë luftuar për mbrojtjen e tij për shumë vite, disa prej të cilëve u arrestuan.

Edhe pse ky teatër, ndërtuar 80 vite më parë, kishte nevojë për t’u restauruar, ishte pjesë e trashëgimisë të Shqipërisë. Dëshmitar i historisë së Shqipërisë, plagëve të saj. I ndërtuar gjatë pushtimit italian, ai ishte shndërruar vitet e fundit të historisë së vendit si një parajsë e lirisë së shprehjes dhe jetës kulturore.

Duhet të kujtojmë që ishte njohur si një nga “7 sitet më të rrezikuara në Europë” nga Organizata Joqeveritare e Trashëgimisë, Europa Nostra, gjatë këtij viti më 24 Mars.

Autoritetet shqiptare argumentuan se Teatri do të rindërtohej si pjesë e projekti të ri urban, pa marrë në konsideratë vlerat e tij historike dhe kulturore, dhe mbi të gjitha pa asnjë dialog me popullsinë, grupet e interesit të trashëgimisë dhe botën e kulturës. Dialog, i cili u kërkua nga Komisionerja Gabriel disa ditë përpara shembjes.

Vlerat europiane duhet të mbrohen dhe shpërndahen në të gjitha kontinentin. Prandaj, ne bëjmë thirrje për një vëmendje të shtuar ndaj trajtimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Ne, si anëtarë të Parlamentin Evropian, iu kërkojmë të shprehni një pozicion të qartë të Bashkimit Evropian mbi këtë cështje, fillimisht duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor, dhe në marrëdhëniet me shtetet tona fqinje, të promovoni një politikë që respekton trashëgiminë.

Në pritje të përgjigjes tuaj, ju lutem pranoni, Z. Përfaqësues i Lartë, Z. Zëvëndës-President, Zotërinj dhe Zonja Komisionerë, shprehjen e konsideratave tona më të larta.

Laurence Farreng

Clotilde Armand

Vlad-Marius Botos

Gilles Boyer

Sylvie Brunet

Ilana Cicurel

Pascal Durand

Sandro Gozi

Christophe Grudler

Bernard Guetta

Valerie Hayer

Irena Joveva

Fabienne Keller

Nathalie Loiseau

Radka Maxova

Jan-Christoph Oetjen

Ramona Strugariu

Marie-Pierre Vedrenne

Stephanie Yon-Courtin

Chrysoula Zacharopoulou