Vendosni fjalën kyçe....

Solli lëpirëse në Kuvend, Ruçi e përjashton Ralf Gjonin për 10 ditë


Byroja e Kuvendit e ka përjashtuar me 10 ditë deputetin Ralf Gjoni , për shkak se në seancën e kaluar plenare ai nxorri nga xhepi disa lëpirëse.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, e ka konsideruar veprimin e deputetit si shkelje të rregullores.  Në seancën e kaluar, Gjoni foli me tone të larta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa i akuzoi deputetët e maxhorancës se ishin “lëpirës” ndërsa nuk reagonin të thonin një gjë apo bënin një veprim kundër asaj që thotë kryeministri Edi Rama.

 “Çfarë lloj speciesh jeni mo, a ka një socialist që ka pak shpirt për Tiranën? Ça jeni mo, ju jeni vetëm lëpirësa lolipopi”, tha Gjoni duke nxjerrë lëpirëset nga xhepi e duke treguar se ishin për deputetët socialist.

Ruçi në këto momente ndërhyri duke i thënë se kjo shkon kundër rregullores.

“Në daç mbaji në xhep, në daç mbaji në gojë, bëj çfarë të duash. Ajo që detyrohem të korrigjoj është se çfarë nxjerr nga goja dhe jo çfarë mban në gojë. Dhe ato çfarë nxore nga goja janë në kundërshtim. E dyta të kujtoj që koha e debatit është për veprimtarinë vjetore të KQZ-së. Nëse keni gjë për KQZ-në, unë do ju pres fjalën se jeni në kundërshtim për rregulloren.”– tha Ruçi.

Deputetët në sallë u gajasën së qeshuri.

Deputetët që kërkuan përjashtimin e Gjonit:

-Evis Kushi

-Vasilika Hysi

-Almira Xhembulla

-Ardiana Jaku

-Artemis Malo

-Vilma Bello

-Elona Hoxha


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *