Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, AMT-ja ka një pyetje për Bashën e publikon dokumentin me firmën e tij


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar një kontratë të nënshkruar mes përfaqësuesve të saj dhe kreut të Partisë Demokratike, Basha.

Kontrata mban datën 29 korrik 2019 dhe një nga pikat e dakordësuara mes AMT-së e kryedemokratit është diskutimi i sistemit zgjedhor ku PD-ja angazhohet për një sistem zgjedhor që u jep mundësinë shqiptarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre.

“Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.” – shkruhet në paragrafin 5 të kontratës.

Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, (Jo Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit – Zyrtare) regjisori Kastriot Çipi, shkruan se dokumenti i firmosur nga Basha mban 15 firma, njëra prej të cilëve është e kryedemokratit.

Ai vëren se pas 10 muajsh nga nënshkrimi i asaj kontrate, nga Partia Demokratike nuk e ka hapur debatin për ndryshimin e sistemit zgjedhor teksa nga miratimi i reformës zgjedhore mbeten vetëm pak ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *