Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu jep faturën sa i ka kushtuar buxhetit lufta ndaj koronavirusit


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë faturën që i ka kushtuar buxhetit të shtetit lufta ndaj koronavirusit.

Manastirliu tha se nga buxheti i shtetit janë dhënë 25 milionë euro edhe pse sipas kjo shifër është përditësim.

“Aktualisht rezultatet apo faturat financiare, shtesa dhe buxheti i 2.5 miliardë lekë apo 25 milionë euro. Është në përditësim e sipër, pra në plotësim sa i përket investimeve furnizimeve, por do vijojmë dhe me mbështetjen e BE si dhe me partnerët që bashkohen për të vijuar dhe luftuar koronavirusin. Ditët në vijim do të ketë dhe një rishikim të buxhetit.

Duhet të kuptojmë diçka që vaksina do të zbulohet, ka një politikë ndërkombëtare sa i përket vaksinimeve. Qeveria shqiptare do jetë e angazhuar për të mbështetur vaksinën dhe patjetër do jetë në programin e vaksinimit”- tha Manastirliu, në emisionin Real Story.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *