Vendosni fjalën kyçe....

Kur Erion Braçe erdhi në foltore me “Red Bull” e “Bake Rolls”, por nuk u përjashtua si Ralf Gjoni


Deputeti Ralf Gjoni u përjashtua nga Byroja e Kuvendit për 10 ditë, vetëm pse solli në foltore disa lëpirëse.

Por sa shpejt duket se socialistët e kanë harruar se edhe njëri prej tyre ka sjellë produkte të ngjashme në foltore. Fjala është për Erion Braçen.

E mbani mend kur Braçe, në vitin 2015 solli në foltore pije “Redbull” dhe “Bakerolls”, për të ilustruar idenë e tij lidhur me koncesionet.

Ai thoshte se qeveria e mëparshme ka dhënë një koncesion me vlerë 260 milionë euro për vetëm 490 lekë të reja.

Për ta “ilustruar” këtë Braçe kishte marrë me vete një Red Bull dhe dy Bake Rolls duke thënë se kaq vlente koncesioni i tyre prej 260 milionë eurosh. Por ndryshe nga Ralf Gjoni sot, ai nuk u përjashtua.

Pas kërkesës së disa deputetëve socialistë, Byroja e Kuvendit e përjashtoi sot deputetin Ralf Gjoni me 10 ditë vetëm pse kishte sjellë disa lëpirëse në foltore për të ilustruar idenë e tij se deputetët e maxhorancës nuk ngrejnë zërin kundër kryeministrit Edi Rama, as kur bëhet fjalë për të ruajtur diçka me vlerë të kryeqytetit siç është Teatri Kombëtar.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e konsideroi gjestin e Gjonit si të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me rregulloren.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *