Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, raportohen 4 viktima


4 ushtarë rus kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit tip Mi-8 në aeroportin Uglonijis të Rusisë.

Nga të dhënat e para, mësohet se shkak për aksidentin është bërë një defekt teknik në helikopter.

Mediat lokale bëjnë me dije se të katër ushtarët që ishin në bord kanë ndërruar jetë.

Ndërkaq, në Rusi brenda pak javëve janë rrëzuar dy helikopterë rus Mi-8, më 19 maj ishte rrëzuar një tjetër në Moskë ku humbën jetën anëtarët e ekuipazhit.

Edhe në rrëzimin e 19 majit shkak u bë një defekt teknik në helikopter, shkruan Daily Mail.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *