Vendosni fjalën kyçe....

Emërimet në Kushtetuese dhe paketa antishpifje – Komisioni i Venecias jep opinionin përfundimtar në 18-19 qershor


Në datat 18 dhe 19 qershor pritet të përmbyllet debati mes Kuvendit dhe Presidentit Meta për çështjen e Emërimeve më Drejtësi dhe Paketës-Antishpifje.

Komisioni i Venecias ka vendosur që në këto data të japë opinionin përfundimtar të saj për këto çështje, pas pezullimit të punës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.

Kujtojmë se paketa “Anti-Shpifje” e propozuar nga qeveria ka krijuar përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtuar nga gazetarët e shoqëria civile,  opozita, e presidenca qëë e konsiderojnë se shton kontrollin e qeverisë ndaj mediave dhe rrit censurën.

Këshilli i Europës iu kishte dërguar autoriteteve shqiptare disa amendime për këtë paketë, por nuk u morën parasysh nga mazhoranca gjatë diskutimit në Parlament.
Për këtë arsye Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i është drejtuar Venecias.

Çështja tjetër është ajo për betimin e Arta Vorpsit dhe zgjedhjen e Marsida Xhaferllarit, për të cilën janë në konflikt presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi. Meta akuzon Ardian Dvoranin se nuk ka ruajtur rendin kronologjik President-Parlament- Gjykatë e Lartë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese me qëllim për të krijuar këtë konflikt mes tij dhe Kuvendit dhe për të kapur Gjykatën Kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *