Vendosni fjalën kyçe....

OSHEE thirrje debitorëve: Bëhuni pjesë e aktmarrëveshjes nëse doni t’ju falet kamatvonesa


Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) u ka bërë një ftesë të gjithë debitorëve, që të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesave, gjatë periudhës së pandemisë.

Sipas OSHEE-së janë rreth 131 mijë debitorë, të cilët nuk janë bërë ende pjesë e aktmarrëveshjes. Debitorëve u është lënë afat deri në muajin qershor për të hyrë në aktmarrëveshje, për të përfituar faljen e kamatvonesës.

“Nga analiza e treguesve, sipas Furnizuesit të Shërbimit Universal, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje.

Sqarojmë përsëri se, kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojnë nga falja e kamatvonesës dhe të lidhin aktmarrëveshje të re me OSHEE. Bëhet fjalë për 10 miliardë lekë që shuhen nga falja e kamatvonesave. Faleminderit”– njofton OSHEE.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *