Vendosni fjalën kyçe....

Mori pjesë në protestën e Teatrit, vajza e zv.ministrit Artan Shkreli jep dorëheqjen


Ana Shkreli, drejtoresha e “Shtëpisë Muze” të Kadaresë në Tiranë ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Kjo pas protestave kundër shembjes së Godinës së Teatrit Kombëtar në të cilat ka marrë pjesë.

Ka qenë një postim në rrjetet sociale e cila ka inicuar thashethemet për largimin e saj. “Në orën time të zezë mendova se njerëzit për lirinë kanë dhënë jetën. Fillime të reja” – shkruante ajo, e më pas miqtë e saj e uronin në rrugën e saj.

Ana Shkreli është vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës, Artan Shkrelit dhe e ish-deputetes socialiste, Ledi Shamku. Po ashtu është partnerja e kreut të FRPD-së Belind Këlliçit.

Ajo ishte iniciatore dhe punoi fort për ngritjen e shtëpisë muze të shkrimtarit Ismail Kadare. Por ajo gjithashtu ishte kundër shembjes së Teatrit dhe është parë e fotografuar në protestë.

E edukuar në Universitetin e Bolonjës për Letërsi dhe Trashëgimi Kulturore, si dhe e masterizuar në Londër për publikimet, Ana Shkreli nuk mund të rrinte duarkryq kur shihte se si Teatri po rrëzohej.

Gazeta Mapo shkruan se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pasi ka siguruar foto të sajat në protestë, i ka ushtruar asaj presion dhe për këtë arsye ajo ka dhënë dorëheqjen. Megjithatë zonjusha Shkreli nuk ka bërë asnjë koment për mediat lidhur me këtë.

Babai i saj, Artan Shkreli përgjithësisht ka qenë i heshtur lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtra, deri kur para dy ditësh sulmoi në rrjetet sociale, ministren e Kulturës Elva Margariti.

“Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!” – shkruan zoti Shkreli, i cili nuk vonoi shumë dhe e fshiu postimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *