Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbron masat e qeverisë: Duhet të përgatitemi për valën e dytë të Covid-19, nëse vjen do jetë më e rëndë


Kryeministri Rama mbrojti masat e marra nga qeveria për përballimin e pandemisë Covid-19.

Ai tha se Shqipëria e përballoi me sukses pandeminë duke e vënë vendin në një pozicion të nderuar në mbarë botën.

Kreu i qeverisë lajmëroi se edhe nëse do ketë një valë të dytë më të rëndë, vendi do e përballojë me sukses.

“Budallallëku ngjitet si sëmundjet infektive prandaj zgjidhni me kujdes kë dëgjoni. Meqë teatrin e politikës e ka pushtuar politika për teatrin. Mund të përballeshim me një situatë dramatike për sa i përket Covid-19. Një betejë të cilën sumë vende më të zhvilluara, më të fuqishme se ne e humbëm. Kur kam qenë në një spital në Masaçusets, SHBA pranë një njeriu zemre, për të cilin do jepja jetën, sot në atë spital ka 6 mijë të vdekur në një shtet që ka vetëm dyfishin e popullsisë së Shqipërisë. Brenda majit, Shqipëria do jetë e hapur, kufijtë do hapen e do përgatitemi për sezonin veror. Por duhet të jemi të përgatitur për një valë tjetër, që do jetë më e rëndë po ju them, ta përballojmë me atë seriozitet e sukses që e përballuam duke e vënë Shqipërinë në atë numër vendesh që shihet me admirim.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *