Vendosni fjalën kyçe....

Plasari-Ramës: Nëse pupuliti është tallash, po pikturën si ta quajmë


Akademiku Aurel Plasari në një intervistë për emisionin “Opinion” në të cilin tregoi historikun e Teatrit Kombëtar tashëm të shembur, komentoi edhe justifikimet lidhur me shembjen e tij.

Plasari me ironizoi deklaratat se teatri ishte ndëruar me tallash, duke thënë se “nëse pupulitit i thuhet tallash po piktura si do quhet.

Një njeri që ka ardhur nga fusha e artit, që të paktën ka një minimum profili artisti, nuk mund t’i thotë pupulitit (asaj të plepit me atë çimenton e veçantë) që ka shkëlqyer nëpër Europë në një periudhë, nuk mund t’i thotë tallash, sepse nesër, nëse do të mbesë artist, dikush mund t’i thotë: se nëse ti i thua atij tallash, po pikturën si do ta quajnë? Edhe ata që e kanë prishur e dinë, nxjerrin ca kalamaj nga këta. Del njëri thotë ka qenë kazermë, krahu i djathtë i Ramës, ose krahu i majtë”- u shpreh Plasari.