Vendosni fjalën kyçe....

Efektivët e arrestuar gjatë operacionit antidrogë, Lleshaj: Nuk e meritojnë të jenë në radhët e Policisë


Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me operacionin “Shënmëri 2020”, që u zhvillua mëngjesin e sotëm në 5 qytete.

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga edhe efektivë policie, e Lleshaj thotë se për efektivët që përfshihen në veprimtari kriminale nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj.

“Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Prokuroria finalizuan sot një operacion të rëndësishëm, në sajë të të cilit, krahas të tjerëve, u arrestuan edhe dy punonjës policie për përfshirje në veprimtari kriminale.

Procesi i ndarjes së Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë.

Policia është jo vetëm imazhi i drejtuesve të saj, por edhe i vetë shoqërisë. Si e tillë ajo duhet dhe do të jetë larg kujtdo që nuk i shërben me nder dhe angazhim interesit publik.

Përgëzime për këtë operacion të suksesshëm për Policinë, SHÇBA dhe Prokurorinë!”- thotë Lleshaj.

Policia tha sot se ka arrestuar 19 persona gjatë një operacioni antidrogë të shtrirë në disa qarqe të vendit si Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, me mbështetjen e Forcave Lëvizëse Operacionale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *