Vendosni fjalën kyçe....

Video e rëndë, dhjetëra policë shtrijnë në tokë e godasin me shkelma në trup e fytyrë qytetarin


Dhjetëra efektivë policie të forca Shqiponja kanë ushtruar dhunë barbare ndaj një qytetari në bulevardin Dëshmorët e Kombit, vetëm pak metra larg Ministrisë së Brendshme e Teatrit Kombëtar.

Teksa qytetarët po përpiqeshin të çanin gardhin e vendosur nga efektivët me maska dhe pa numra identifikues, një prej tyre rrëzohet në tokë dhe dhjetëra policë e godasin me shkelma në fytyrë e trup ndërkohë që qytetari përpiqet të mbrohet me duar.

Dhunë ka ushtruar policia edhe gjatë shoqërimit të qytetarëve që ishin te Teatri Kombëtar para nisjes së prishjes së godinës.

Po kështu gazetari Alfred Lela e ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, janë dhunuar e shoqëruar me forcë nga policia gjatë shoqërimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *