Vendosni fjalën kyçe....

Italia rihap kufijtë në 3 qershor, hiqet rregulli për 14 ditë karantinë


Italia po përgatitet të rihapë kufijtë me pjesën tjetër të Europës. Gazeta Repubblica shkruan se në dekretin që do të publikohet në orët e ardhshme nga qeveria, parashikohet si mundësi që duke nisur nga 3 qershori të lejohet hyrja në Itali nga vendet e Bashkimit Europian, zona Shengen përfshirë Zvicrën dhe Monakon.

Për ata që kalojnë kufijtë, nuk do të jetë më e detyrueshme karantina prej 14 ditësh. Një masë që synon të rifillojë fluksin turistik në verë është përgatitur nga ministrat Vincenzo Amendola, Dario Franceschini dhe Luigi Di Maio.

Nga ana tjetër, vetë Komisioni Europian po koordinon rihapjen e kufijve të të gjithë anëtarëve të Unionit. Anëtarët e tjerë të BE-së gjithashtu pritet të hapin kufijtë në 3 qershor, si rezultat i rekomandimeve të Brukselit.

Përkundrazi, të gjitha kufijtë e jashtëm europian, domethënë me pjesën tjetër të botës, mbeten të mbyllura të paktën deri në 15 qershor. Në mesin e muajit të ardhshëm, Komisioni Europian do të vendosë nëse do të heqë bllokimin me pjesën tjetër të botës apo do ta zgjasë atë.

Që prej datës 4 maj, Italia një nga shtetet më të prekura në botë nga koronavirusi kaloi në fazën e dytë duke rihapur shumë industri dhe miliona italianë iu rikthyen punës.

Ndërsa më 18 maj Italia do të bëjë një tjetër hap para të fazës së dytë duke rihapur pakukeritë, berberët, palestrat, plazhet dhe pjesën tjetër të dyqaneve që kishin mbetur të mbyllura, por gjithcka duhet të jetë sipas protokolleve të shëndetësisë botërore, duke ruajtur distacat prej 1 metri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *