Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj përgatit prishjen e Teatrit Kombëtar (Dokumenti)


Bashkia e Tiranës ka përgatitur vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, vendim që zyrtarisht do miratohet në mbledhje e nesërme të Këshillit Bashkiak.

Sipas dokumentit vendimi për prishjen është marrë bazuar në ekspertizën e Institutit të Ndërtimit. Bashkia e Tiranës është institucioni i ngarkuar për prishjen e Teatrit Kombëtar, që sipas dokumentit shoqërues është pronë e saj, bashkë me një sërë institucionesh të tjera ku bëjnë pjesë Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe një sërë drejtorish të bashkisë.

Pak ditë më parë, kryeministri Rama ia kaloi Teatrin Kombëtar dhe truallin e tij Bashkisë Tiranë nën administrim.

Si kryeministri Rama ashtu edhe kryebashkiaku Veliaj kanë deklaruar ditët e fundit se teatri do prishet dhe në vend të tij do ndërtohet një godinë e re. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, aktorë, regjisorë e qytetarë kanë më shumë se një vit që e kundërshtojnë këtë vendim dhe janë mbledhur çdo ditë në sheshin e teatrit në mbrojtje të tij.

Kundër këtij vendimi janë shprehur zyrtarisht Presidenti Meta, i cili ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese e opozita.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *