Vendosni fjalën kyçe....

Trump po mban distancën me Pence, që mos të bëhet presidente Pelosi


Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence ditën e martë u shfaq në Shtëpinë e Bardhë me një maskë në fytyrë, pavarësisht shqetësimeve për koronavirusin, pasi sekretarja e tij e shtypit doli pozitive.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se megjithatë Pence mori një vendim personal, për të qëndruar larg Presidentit Donald Trump.

“Nënkryetari ka bërë zgjedhjen për të mbajtur distancën për disa ditë, dhe ky është vendimi i tij personal se sa ditë do e bëjë këtë,  ky vendim i takon zv.presidentit”- tha zëdhënësja, Kayleigh McEnany.

Kushtetuta pafrashikon se nëse presidenti dhe zv.presidenti vdesin ose bëhen të paaftë, Kushtetuta zgjedh si president kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, që në këtë rast është një grua, Nancy Pelosy.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. E çmendura Nancy do të ishte një fatkeqësi totale, dhe SHBA-ja nuk do të jetë kurrë një vend komunist! “– postoi Trump, pas postimeve se Pelosi ishte e treta në radhë për detyrën nëse Trump dhe Pence sëmurën nga koronavirusi.

Presidenti Trump më përpara nuk e ka ruajtur distancën me Pence, por gjithçka ndryshoi kur zëdhënësja e këtij të fundit Katie Miller u konfirmua me koronavirus.

Pence nuk ishte në konferencën për shtyp të Trump të hënën, ndryshe nga çdo herë tjetër. Hera e fundit kur të dy u panë bashkë në Shtëpinë e Bardhë, ishte ditën e enjte.

Trump tha në konferencën për shtyp të hënën se nuk e kishte parë Pence që kur Miller ishte diagnostikuar.

“Unë nuk e kam parë që prej asaj kohe”- tha presidenti dhe tregoi se tani do të komunikonin vetëm përmes telefonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *