Vendosni fjalën kyçe....

Nga sot hapen dhe autoshkollat, Rama zbulon rregullat që do ndiqen


Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një tjetër aktivitet që do lejohet të hapet nga sot. Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se do rinisë dhe aktiviteti i autoshkollave.

Megjithatë sipas tij kjo do bëhet në dy faza. Nga sot do rinisin regjistrimet dhe me datën 18 do bëhet praktika në rrugë. Kryeministri njofton përmes disa imazheve dhe rregulllat që duhen ndjekur.

Të tjera biznese që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre nga sot janë edhe parukeritë, klinikat dentare, dyqanet në qendrat tregtare dhe berberët.

Por ato duhet të zbatojnë disa rregulla siç paralajmëroi më parë kryeministri Edi Rama. Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

Në portalin qeveritar, “e-Albania”, janë publikuar edhe listat me rregulla për secilin aktivitet, përfshirë edhe ata që do të lejohen të rifillojnë punën një javë më pas, më 18 maj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *