Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Anthony Hopkins në “Tik Tok”, kërcen si Drake (VIDEO)


Në këtë kohë të qëndrimit në karantinë, edhe aktori 82-vjeçar Anthony Hopkins i është bashkuar rrjetit social të Tik Tok.

Hopkins jo vetëm aktron, ai i bie dhe pianos, pikturon dhe së fundi në listë mund të fusë dhe sfidat virale të Tik Tok.

82-vjeçari tregoi se nuk ka kufij moshe kur bëhet fjalë për të kërcyer kur publikoi një video të vetën duke kërcyer këngën “Tootsie Slide” të Drake. “Jam vonë për në festë, por më mirë vonë se kurrë”- shkruan ai.

Dhe jo vetëm kjo, në fund Hopkins sfidoi dhe Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone që të bëjnë të njëjtën gjë duke cituar disa nga batutat e tyre të famshme të filmave “Terminator” dhe “Rocky”.

Kërcimi është vetëm një nga gjërat që po bën Hopkins gjatë karantinës. Ai ka ndarë më parë dhe video të shkurtra duke i rënë pianos apo duke pikturuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *