Vendosni fjalën kyçe....

Soreca: BE-ja do japë 230 milionë euro ndihma për Shqipërinë


Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka deklaruar se BE do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë dhe se janë përcaktuar 230 milionë euro për vendin tonë, 4 milionë prej të cilave do të shkojnë për Shëndetësinë.

 “230 milionë euro janë përcaktuar për Shqipërinë, 4 milionë menjëherë për shëndetësisë, por edhe pajisjet për personelin mjekësor, do të vijojmë edhe këtë javë. 45 milionë euro të tjera do të jenë gati në korrik për mbrojtjen sociale për pjesën më të cenueshme të shoqërisë. BE ka vendosur 480 milionë euro për huamarrje, do të jenë të disponueshme në fillim të korrikut. BE-ja në rajon është donatori më i madh këtu dhe është e rëndësishme të mos e harrojmë. Do të ketë edhe një plan ekonomik të investimeve në 6 mujorin e dytë të vitit për rimëkëmbjen, transportin, energjinë dhe infrastrukturën. Data 25 mars për çeljen e negociatave është historike, Shqipëria është në segmentin e fundit të reformave“, deklaroi Soreca në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *