Vendosni fjalën kyçe....

OBSH: Mund të duhet të paktën një vit për të gjetur origjinën e Covid-19


Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se për të përcaktuar origjinën e saktë të Covid-19 mund të duhet të paktën një vit.

Eksperti i OBSH-së dha një deklaratë të premten nga Gjeneva duke theksuar se burimi kryesor nga të dhënat e deritanishme rezulton të jetë lakuriqi i natës, por prej tij virusi mund të ketë kaluar te kafshë të tjera para se të mbërrinte te njeriu.

Më herët presidenti amerikan Trump e ka akuzuar OBSH-në si bashkëpunëtore të Kinës për të mbuluar pandeminë Covid-19 që ka prekur pjesën dërrmuese të vendeve të botës duke shkaktuar mbi 270 mijë viktima lidhur me ndërlikimet e virusit.

Trump ka deklaruar se SHBA-ja do i ndërprerë fondet ndaj OBSH-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *