Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër person afër Trump-it konfirmohet me koronavirus


Një nga punonjësit personalë të presidentit amerikan Donald Trump ka rezultuar  pozitiv për koronavirusin, duke filluar një sërë spekulimesh për shëndetin e presidentit amerikan.

Burri i cili shërben dhe në Marinën e SHBA-ve, u konfirmua pozitiv për koronavirus të mërkurën, pasi kishte shfaqur simptoma atë mëngjes, sipas CNN-it.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar raportin, duke shtuar se të dy Trump dhe zv. presidenti Mike Pence i janë nënshtruar testeve për virusin dhe kanë dalë negativë.

CNN shkruan se presidenti ishte “mërzitur” kur mësoi për diagnozën e punonjësit të tij, duke iu referuar burimeve anonime nga Shtëpia e Bardhë.

Trump dhe Pence, si dhe personeli i lartë që rregullisht bashkëveprojnë me ta, po testohen çdo javë me testin 15-minutësh Abbott Labs. Por disa media vazhdojnë të ngrenë dyshime se pse sa herë dikush pranë Trump del i infektuar, Shtëpia e Bardhë insiston në shëndetin e mirë të presidentit.

Trump dhe më parë është takuar me individë të infektuar. Në mars, ai ndau një tryezë dhe u fotografua pranë  sekretarit të komunikimit për presidentin brazilian, Jair Bolsonaro. Zyrtari brazilian testoi pozitiv vetëm disa ditë pasi delegacioni i Bolsonaro-s kishte vizituar Trump.

Një ditë më pas, ambasadori brazilian në SHBA, Nestor Forster gjithashtu testoi pozitiv për virusin. Sidoqoftë, Trump shpëtoi nga ky takim me brazilianin duke marrë rezultate negative për koronavirusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *