Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk kam marrëveshje me Ramën në dëm të Kushtetutës


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin Hard Talk me gazetarin Rezar Xaxhiu ka sheshuar zërat se mes tij dhe Kryeministrin Edi Rama është lidhur një marrëveshje pas 2 marsit.

Meta tha se do jetë gjithmonë garant i Kushtetutës dhe se nuk do ketë asnjëherë marrëveshje mbi kushtetutën.

Deklaratën Meta e bëri pasi gazetari e pyeti nëse largimi i kreut të KED-së është pjesë e një marrëveshjeje me Ramën.

“Zero marrëveshje, nga ana ime në respektin e Kushtetutës, të ligjeve! Dhe sidomos të Kushtetutës, sepse ajo është mbi çdo ligj dhe për fat të keq ne kemi nxjerrë gjatë kësaj kohe mjaft ligje që dalin mbi Kushtetutën dhe që është një çmenduri! Është sikur në ushtri të dalë një kapter mbi gjeneralin! Apo në diplomaci që një atashe ambasade të dalë mbi ambasadorin, sepse kështu është e ndërtuar e gjithë arkitektura e shtetit ligjor!

Megjithatë, këto gjëra, për fat të keq këto gjëra kanë ndodhur në vendin tonë dhe ne kemi mjaft probleme në funksionimin e shtetit ligjor, sepse ka humbur respekti mbi Kushtetutën. Kushtetuta është mbi çdo gjë, edhe mbi gjithçka. Kështu që nuk ekziston dhe nuk ka asnjë arsye që të ketë një marrëveshje mbi këtë gjë, sepse këto janë çështje që zgjidhen nga vetë Kushtetuta, dhe ligjet në respekt të Kushtetutës, jo në dhunim të Kushtetutës, sepse secili duhet të bëjë detyrën e tij!”-tha Kreu i Shtetit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *