Vendosni fjalën kyçe....

Johnson kujton ditët në spital, zbulon se mjekët ishin përgatitur të lajmëronin vdekjen e tij


Kryeministri britanik Boris Johnson, ka zbuluar se mjekët u përgatitën të lajmëronin vdekjen e tij ndërsa ai po luftonte me koronavirusin në shtratin e spitalit.

Kryeministri i tha gazetës “The Sun” se atij i dhanë “litra dhe litra oksigjen” për ta mbajtur të gjallë.

Ai shtoi: “Ishte një moment i vështirë, nuk do ta mohoj. Ata kishin një strategji për t’u marrë me një vdekje të skenarit të tipit Stalin.

Unë nuk isha në formë veçanërisht të shkëlqyeshme dhe isha i vetëdijshëm se kishte plane emergjente. Mjekët kishin lloj-lloj masash se çfarë të bënin nëse gjërat do të shkonin keq.

Ata më dhanë një maskë për fytyrën, kështu që mora litra dhe litra oksigjen dhe për një kohë të gjatë i kisha ato dhe atë gjënë e vogël në hundë”.

Në intervistën e tij për gazetën, kryeministri britanik përshkruan momentet kur ishte i lidhur me monitoruesit dhe u transferua në kujdesin intensiv.

Ai thotë se gjatë muajit që kaloi në spitalin Shën Thomas, ai pyeste veten: “Si do të shpëtoj nga kjo?”

Ai kujton: “Ishte e vështirë të besosh që vetëm në pak ditë shëndeti im ishte përkeqësuar në këtë masë. Mbaj mend që u ndjeva e irrituar. Nuk mund ta kuptoja pse nuk isha duke u bërë më mirë.”

Por ai u shërua.

Johnson tha: “Ishte falë disa infermierëve të mrekullueshëm që ia dola. Ata vërtet e bënë këtë dhe ata bënë një ndryshim të madh. Unë nuk mund të shpjegoj se si ndodhi. Une nuk e di… ishte thjesht e mrekullueshme të shihje…”

E fejuara e Johnson, Carrie Symonds publikoi ​​të shtunën fotografinë e parë të djalit të tyre. Ai erdhi në jetë vetëm 17 ditë pasi babai i tij doli nga spitali.

Prindërit e tij ia kanë vënë emrin e mesit Nicholas – në nder të dy mjekëve Nicholas Price dhe Nicholas Hart, të cilët i shpëtuan jetën babait të tij kryeministër.

Johnson këtë javë do të zbulojë planin se si Britania do të lëvizë drejt “zhbllokimit“.

Ministrat janë duke u përqëndruar në rihapjen e shkollave fillore, gjë e cila do t’i lejojë prindërit të kthehen në punë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *