Vendosni fjalën kyçe....

A do ketë Mbrëmje Mature? Shahini u përgjigjet pyetjeve të maturantëve (VIDEO)


Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u është përgjigjur pyetjeve të maturantëve përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo ka dhënë disa shpjegime lidhur me zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore, ndërsa ka sqaruar se mbrëmje e maturës këtë vit nuk do të lejohet të zhvillohet, ndryshe nga vitet e tjera.

Pyetjet dhe përgjigjet:

1- Çfarë përmban provimi i maturës sivjet?

Shahini: Nga data 4 maj, Rezarta Vrapi, drejtore e qendrës së shërbimeve arsimore, çdo ditë do t’ju informojë për detaje të ndryshme të provimit të maturës që ju interesojnë. Jo vetëm për përmbajtjen e testit por edhe për elementë të administrimit. Kështu që do jeni plotësisht të informuar përpara provimit në qershor. Paralelisht akademi.al ka xhiruar pyetje dhe zgjidhje të detyrave për matematikën dhe shkencat që do transmetohen edhe në RTSH, kështu që sivjet do të jeni më të përgatitur se kurrë më parë.

2- Kam frikë të kthehem në shkollë, si t’ja bëj?

Shahini: Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët pasi ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës. Nëse e ndjeni se mund ta bënin provimin e maturës pas konsulencë mund të përgatiteni në shtëpi por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës paralelisht, në mënyrë që të planifikojë uljen e nxënësve nëpër klasa dhe të zbatohet distancimi social”.

3- Jam jashtë vendit, a mund të kthehem për datën 18 maj?

Shahini: Më datë 11 maj, është e mundur të merret një vendim për hapjenapo jo të kufijve. Të presim atë datë. Nëse nuk do të ketë një vendim do të merremi me ju individualisht. Nëse është një vendim për hapje të kufijve atëhere nuk do të ketë problem të vini. Nëse për ëfarëdo arsye nuk do të ktheheni përpara 18 majit, do të vijojmë punën me ju përmes mësimit online dhe besoj se për qershor do jemi plotësisht gati.

4- A do punojmë në të shtunë e të dielë, gjatë kohës që jemi në shkollë?

Shahini: Jo, nuk do të ketë nevojë të punojmë për fundjavë. Thjesht kemi 3 javë për përgatitje për provimin e maturës. Besoj se 15 ditët e punës të planifikuara për këtë gjë do na mjaftojnë për të përgatitur të gjithë nxënësit, për provimin e maturës që do mbahet në qershor.

5- A do të ketë mbrëmje të maturës si vjet?

Shahini: Për fat të keq jo! Mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen. Janë festa që nuk mundësojnë distancimin social mes nxënësve. Kështu që sivjet ato do të anulohen dhe të gjejmë forma të tjera për të festuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *