Vendosni fjalën kyçe....

Gjesti i veçantë, një flamur për secilin prej viktimave nga koronavirusi (VIDEO)


Çdo mëngjes rreth orës 10:30, Patrick Collins vendos një flamur të bardhë për çdo viktimë të Covid-19 në pjesën e përparme të kishës s, në Konektikat.

Siç shkruan CNN, Patrick Collins është pastor në kishën e Greenëich.

“Shpresa ime është që të gjithë, kushdo që e sheh këtë, ta shfrytëzojë si një mundësi për të reflektuar kudo që është në këtë moment”- tha Collins për CNN. “Ta marrim si një kujtesë të çuditshme se ne jemi në këtë sëbashku dhe të gjithë jemi duke e përjetuar këtë humbje së bashku.”

Kisha tani ka mijëra flamuj mbi lëndinë për shkak se numri i viktimave në Konektikat është rritur.

Collins shpreson se po dërgon një mesazh për familjet dhe miqtë e viktimave nga Covid-19, të cilët nuk mund të mblidhen për t’i dhënë lamtumirën personave të tyre të dashur.

“Viktimat nuk harrohen. Ata janë më shumë se një numër. Gjyshi juaj, gjyshja juaj, nëna juaj. Ata janë më shumë se një statistikë dhe ne nuk do t’i harrojmë përmes kësaj”– tha Collins. 


Pastori thotë se disa famullitarë të kishës së tij janë infektuar nga koronavirusi, por askush nga kishanuk ka vdekur.

Që nga e premtja pasdite, Konektikati ka regjistruar numrin e gjashtë më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në SHBA, me 2,257 viktima.

Collins thotë se i kanë mbaruar flamujt për shkak të numrit të lartë, dhe shpreson që porosia për flamuj të tjerë të mbërrijë deri të premten. Por ky nuk është problemi i tij i vetëm.

Ai i ka vendosur flamujt në lëndinë rreth 5 hapa larg nga njëri-tjetri, në mënyrë që kopshtari të ketë mundësi të ecë përmes tyre kur korr barin. Por tanimë ka aq shumë flamuj në lëndinë, saqë Collins nuk ka më vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *